E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe sa do durojmë? Basha, takime  me fermerët e Ura Vajgurore,
Publik News

Edhe sa do durojmë? Basha, takime me fermerët e Ura Vajgurore,

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka takuar sot fermerët e Ura Vajgurore, diskutimin e problemeve për bujqësinë.

Në turin e tij ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’ nga Ura Vajgurore, Basha është shprehur se duhet rezistuar edhe pak.

‘Me siguri pyetja kryesore është: Dhe sa na duhet të rezistojmë?

Jo dhe shumë.

Ndaj jam këtu, që duke marrë frymëzim nga ju, nga duart tuaja punëtore e të ndershme, t’ju jap kurajo e t’ju them se së bashku do t’ia dalim shumë shpejt dhe se qeverinë e ardhshme do ta keni në krah tuaj, afër jush me mbështetje financiare, me investime në infrastrukturë, me subvencione pa burokraci dhe duke i thjeshtuar të gjitha që paraja e subvencionit për fermerin të vijë direkt në kontot tuaja’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.