E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i PD me  mesazh të qartë liderëve europiane që vijnë nesër në Tiranë: Nuk na garantoni dot votën  e lirë….
Politikë

Kryetari i PD me mesazh të qartë liderëve europiane që vijnë nesër në Tiranë: Nuk na garantoni dot votën e lirë….

  • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të qartë liderëve europiane që vijnë nesër në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa do të mbahet dhe protesta e opozitës.

Ai tha se shqiptarët e dinë se europianët nuk i garantojnë dot votën e lirë apo që të shpëtojnë nga vjedhjet, por opozita do të reagojë për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve.

“Ata të cilët mblidhen nesër sigurisht nuk garantojnë dot votën tonë të lirë, por, të paktën të ikin ata që e kanë karrigen e kalbur. E di se ata që mblidhen nesër në Tiranë nuk mund të na shpëtojnë ne nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike të Tiranë. Unë e di se ata që mblidhen nesër në Tiranë me gjithë kontributet e tyre substanciale kundër krimit, por mos harroni se Saimir Tahiri është pas hekurave atje ku e meriton falë Antimafias italiane. Askush nuk do vijë të na ta shpëtojë ne nga narkoshteti, por duam t’i tregojmë atyre dinjitetin tonë. Nëse nesër nuk do jemi të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.