E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e  Bashkisë Permet  i jep 470 MLN Artan Sakos për rehabilitim
Lajme

Kryetarja e Bashkisë Permet i jep 470 MLN Artan Sakos për rehabilitim

Bashkia Përmet ka  organizuar tendera të dyshimtë. E drejtuar nga kryetarja Alma Hoxha, kjo bashki i ka  dhënë  470 milionë lekë të vjetra, Artan Sakon e kompanisë 2T.

Bëhet fjalë për një tender tepër të dyshimtë, me numër reference REF-78744-08-31-2023 dhe me objekt ‘Rehabilitimi i Digës së Rezervuarit Pacomit, Bashkia Përmet”. Fondi limit i tenderit është caktuar në vlerën 39,822,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 477 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi do të shikojmë një skandal të vërtetë. Vihet re se në garë kanë marrë pjesë 11 kompani. Në pamje të parë mund të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një konkurrencë të mirëfilltë për shkak të numrit relativisht të lartë të pjesëmarrësve. Por prisni.

Nëse shikojmë ofertat e këtyre firmave, vihet re një rast skandaloz. Nga 11 firma, 4 prej tyre kanë ofruar vlerë zero. Përveç kësaj, 3 firma të tjera kanë ofruar vlera më të ulëta sesa kompania e shpallur fituese e Artan Sakos.

Por për habi kryetare Alma nuk i ka marrë fare në konsideratë këto oferta dhe ka shpallur fituese pikërisht firmën 2T të Artan Sakos për një vlerë rreth 470 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fakti që 4 kompani pjesëmarrëse kanë ofruar vlerë zero, e bën tepër të dukshëm faktin se fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim. Këtë e përforcon akoma më tej edhe fakti se vlera fituese është sa 97% e fondit limit të tenderit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.