E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryministri Rama flet si Kryetar i OSBE-së për Kosovën :Vetëpërmbajtje dhe dialog!
Publik News

Kryministri Rama flet si Kryetar i OSBE-së për Kosovën :Vetëpërmbajtje dhe dialog!

Nuk ja ka prishur dot edhe kete here  mikut Vuçiç kryeministri Rama gjatë një reagimi për situatën në Veri të Kosovēs.

Rama shkruajti në ‘Twitter’, se mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog me Serbinë. Ai nuk i lejon vetës as të thotë nëse asocacioni është një e mirë apo e keqe për Kosovën

“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët” shkruan ai!

Edhe në shtator 2021 kur u rindez në veri konfikti për targat, kur serbët lokalë me yshtjen e Beogradit ndërkohë që presidenti serb doli në mbrojtje të komunitetit të tij, kryeministri ynë foli si një njeri mbi palët.

Athere Vuçiç foli dhe veproi si një nacionalist serb. Ai mblodhi Këshillin e sigurisë kombëtare, urdhëroi dërgimin e trupave ushtarake në afërsi të kufirit dhe përdori një gjuhë të ashpër duke i kërcënuar se do të pendohen ata që ndërmorën një veprim të tillë.

Nga ana tjetër Edi Rama përdori gjuhën e një zyrtari burokrat të Brukselit, që qëndron i barazlarguar në mes palëve. Madje Edi Rama reagoi me shumë vonesë, më tepër se 24 orë pasi ngjarjet kishin filluar dhe vetëm pasi tek rivalët politikë në Shqipëri filloi të shtrohej pyetja se pse nuk po flet Tirana zyrtare. “Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama në Twiter në shtator 2021. Ndonëse ai arriti të pohojë që “Kosova e ngre problemin me plot të drejtë” ai nuk shkoi më tepër se kaq.

Edhe në një letër të gjatë që ka shkruar në Facebook për lexuesit që e akuzojnë ai ka bërë fajtor Prishtinën për mospërparimin e dialogut, duke harruar që është Serbia e Vuçiç ajo që nuk do një zgjidhje përfundimtare me njohje të ndërsjelltë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.