Ksamil, Turistja hungareze gjendet e pajetë
Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në Ksamil.
Viktima është identifikuar si 66-vjeçarja Sindelyne Erzsebet.
Mësohet se ajo është transportuar e vdekur në spital dhe ende janë të paqarta shkaqet që kanë bërë të humbasë jetën.
Ndërkohë, me vendim të Prokurorisë së Sarandës, trupi është dërguar e shoqëruar nga efektivë policie për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.
NJOFTIMI ZYRTAR
Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



