E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kthesa e papritur, Maduro dhe Trump mund të takohen së shpejti
Bota

Kthesa e papritur, Maduro dhe Trump mund të takohen së shpejti

Një telefonatë e zhvilluar javën e kaluar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit venezuelian Nicolas Maduro po ngre alarmin për një përshkallëzim të krizës mes dy vendeve, teksa marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Caracasit janë në pikën më të ulët prej vitesh.

Sipas New York Times, të dy udhëheqësit diskutuan edhe mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë, ndonëse aktualisht nuk ka plane konkrete për një samit të tillë. Në telefonatë ishte i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, një figurë kyçe në politikën amerikane ndaj Amerikës Latine. Lajmi u raportua nga gazetarja e njohur e Shtëpisë së Bardhë, Maggie Haberman.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte zyrtarisht, dy burime pranë qeverisë venezueliane konfirmuan se telefonata është zhvilluar.

Telefonata, pak ditë para goditjes së madhe ndaj Maduros

Biseda ndodhi vetëm disa ditë para se Departamenti i Shtetit të shpallte Maduron si udhëheqës të kartelit “Del los Soles”, një organizatë që SHBA e konsideron “grup të huaj terrorist”.

Ky zhvillim vjen ndërkohë që SHBA ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në Karaibe, përfshirë vendosjen e aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford pranë brigjeve të Venezuelës.

Dy taktika të Trump: presion publik dhe kontakte sekrete

Sipas analizës së New York Times, strategjia e Trump ndaj kundërshtarëve është e dyfishtë: presion i ashpër publik, i kombinuar me komunikime të fshehta prapa skenave. Edhe këtu ndodh e njëjta gjë.

Disa muaj më parë, NYT zbuloi se Maduro kishte tentuar një marrëveshje me Uashingtonin, duke ofruar lehtësi të mëdha për kompanitë amerikane në industrinë e naftës, në këmbim të uljes së tensioneve — por duke kërkuar që ai të qëndronte në pushtet. Zyrtarët amerikanë e ndërprenë komunikimin.

Tensioni në rritje: 80 të vrarë dhe paralajmërime për operacione tokësore

Sipas SHBA-së, motoskafet venezueliane që transportojnë drogë janë goditur në disa operacione që kanë lënë mbi 80 të vdekur, dhe aktiviteti nuk po ngadalësohet.
Trump deklaroi së fundmi se operacionet kundër trafikantëve “do të shtrihen shumë shpejt edhe në tokë”, duke ngritur më shumë pikëpyetje për një ndërhyrje të mundshme ushtarake.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.