Ku dhe si votohet për Referendumin, e shtuna që ndan në dysh demokratët
Më 11 Dhjetor 2021 u mblodh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili me 4446 vota shkarkoi kryedemokratin Lulzim Basha nga detyra që mban, tashmë në mandatin e tretë.
Nisur nga ky vendim por edhe nga fakti se Basha është zgjedhur me një anëtar një votë, Kuvendi vendosi që vendimin për shkarkim ta kalonte për ratifikim në referendum, për këtë më 18 dhjetor demokratët do tu drejtohen kutive të votimit duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 17:00, ku pas mbylljes së votimit, do të nisë numërimi i votave.
Në të gjithë vendin janë ngritur 106 qendra votimi për 75 mijë anëtarët e Partisë Demokratike me të drejtë vote, ku vetëm Tirana do ketë 19 të tilla, të cilët ky referendum i gjen të përçarë, një pjesë në krah të kryedemokratit Lulzim Basha I cili në të njëjtën ditë organizon një tjetër kuvend Kombëtar dhe ppjesa tjetër mbështet liderin historik Sali Berisha, tashmë nongrata nga SHBA.
Në këtë referendum, i pari i këtij lloji, ish-kryeministri Sali Berisha do të votojë në degën numër 2 të Tiranës, ndonëse jemi mësuar që liderin historik Sali Berisha ta shohim të votojë në selinë qendrore të partisë.
Por çfarë do të ndodhë pas daljes së rezultatit? Burime pranë stafit të zotit Berisha bëjnë me dije se rezultati hyn në fuqi menjëherë dhe do të arkivohet në Partinë Demokratike, ndërsa gjykata njeh rezultatin e Kuvendit Kombëtar.
Sipas të njëjtave burime, referendum është për arsye politike partiake dhe nuk ka të bëjë me anën zyrtare, pasi ligji njeh vendimet e Kuvendit Kombëtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



