
Nga Mimoza Picari
Afro 3 vjet me parë në Janar të vitit 2015 zv Kryeministri Niko Peleshi dhe vetë Kryeministri Edi Rama do të habisnin këdo me shpalljen e një projekti ambicioz që parashikonte ndërtimin e një ishulli mbi lumin e Osum afro 40 ha. Listës së ishujve në det dhe liqen do t’i shtohej dhe një ishull i ri, ai mbi Lumin Osum, e padëgjuar me parë në Shqipëri.
Janar 2015. Niko Peleshi: “ Ka nje Vendim qeverie për të kthyer lumin e Osumit në një lumë me të vërtetë urban të displinuar dhe të hijshëm. Projekti që do shpallent pas një konkursi ndërkombëtar është ndërtimi i një iushulli në qendër të lumit të Osumit. Një ishull që mund të akomodojë struktura që do t’i rrisin vlerat qytetit të Beratit”.
Ishulli tha ai shtrihet në zonën midis dy lagjeve muzeale, Mangalemit e Goricës, që ndahen nga njëra tjetra prej lumit Osum, për tu shndërruar kështu në atraksionin e ri turistik të Beratit.


Por ka qenë i vështirë ndërtimi i këtij ishulli dhe zhvillimi i mëtejshëm i ideve kreative të qeverisë, pasi prurjet e Osumit kanë përmbytur, të paktën për momentin, jo vetëm ketë ide futuriste, por edhe zonat përreth.

Foto: Dalja e Osumit nga shtrati
Pushtetit vendor dhe qeverisë do t’i duhej punë me projekte konkrete thuajsë në cdo dimër pasues pas atij të 2015-ës, për të zbrapsur përmbytjet e Osumit dhë për ta disiplinuar atë në shtratin e tij.
Së fundi në Berat në mbledhjen e qeverisë, para dhe pas saj, nuk foli askush për ishullin që humbi pa u ndërtuar ende, as për projektin fitues as për koston e tij, por u pa e arsyeshme që të vihen në jetë projekte më serioze si ai i pyllëzimit; “Rrëmbe një lopatë dhe mbill një pemë”, do të ishte një projekt me serioz për Kryeministrin, i cili vendosi të bëjë këtë gjatë vizitës në Berat buzë lumit Osum.

Edi Rama duke mbjellë pemë në Berat
Z.Rama mbolli një ndër 450 pemët që janë parashikaur të mbillen anës lumit Osum. Ai tha se Berati ka përfituar 235 projekte duke vecuar rrugën Berat- Elbasan, Cërrik- Belsh, Ura Vajgurore- Kucovë, mbyllja e guroroeve në Malin e Tomorrit etj.
Sepse për të shkuar në ishull duhet një rrugë dhe sic tha Kryemninistri Edi Rama, që të shkoje në Berat duhet të mendoheshe 7 herë dhe duhet të merrje përsipër edhe koston për gjithë organet e brendshme nga tundjet e makinës. Ndaj më mirë një rrugë e qetë se një ishull mbi një lumë që përmbyt jo vetëm zonat përreth, por edhe projekte të tilla aksidentale.



