E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku u fsheh opozita në protestën e sotme në Thumanë-Kashar?
Lajme

Ku u fsheh opozita në protestën e sotme në Thumanë-Kashar?

Vetëm pak momente më parë banorët e zonave të Fushë-Krujës, Krujës, Thumanës etj si the të bizneseve të zonës, protestuan duke bllokuar rrugën e koalicionit me bazë të gjerë në aksin Thumanë-Kashar.

Pati madje edhe një moment konflikti mes policisë dhe qytetarëve. Ngjarja u pasqyrua direkt nga Joq Albania gjatë gjithë momentit të zhvillimit të saj. Por gjatë raportimit nga terreni të gazetarëve si dhe nga pamjet e filmuara live, u vu re se asnjë nga anëtarët kryesorë të opozitës nuk ishte i pranishëm në këtë protestë.

Pavarësisht se dalin përditë në TV duke akuzuar palën në pushtet se po vjedh shqiptarët, çuditërisht gjatë protestës së sotme nuk u panë askund. Përveç tek-tuk ndonjë pjesëtari periferik e pa peshë politike, askush nga “kokat” e mëdha të opozitës nuk u vu re.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: Sa lekë është paguar opozita nga Bashkim Ulaj? Natyrisht që pjesa teknike e përgjigjes është çështje shifrash, ndërsa përgjigja thelbësore është që koalicioni me bazë të gjerë po funksionon më së miri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.