E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuçovê/46-vjeçari u qëllua nga fqinji në banesë pas një konflikti të çastit!
Publik News

Kuçovê/46-vjeçari u qëllua nga fqinji në banesë pas një konflikti të çastit!

Plagosja e tij nuk ka të bëjë me larje hesapesh, siç u dyshua fillimisht. Kjo pasi në vitin 2007, Bejo sëbashku me vëllain e tij, Ilia, plagosën me armë dy vëllezërit Kundja.

Sherri mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesës e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin.

Pas plagosjes, Bejo ka dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë, por plumbat nuk e kanë kapur. Pasi ka ecur disa metra, 46-vjeçari ka rënë në tokë, pikërisht në vendin ku u gjet i shtrirë nga një kalimtar i cili njoftoi dhe policinë.

Mësohet se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi me inicialet E.R., 36 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që emri i autorit nuk bëhet ende publik.

Policia konfirmon se nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 4 fishekë, të kalibrit 7.62 mm. Burime nga lagjia “1 Maji” ku ishte edhe zona ku kishte lindur i plagosuri konfirmojnë se Admir Bejo ishte përdorues i rregullt i lëndëve të forta narkotike dhe për këtë arsye mashtronte e u merrte lekë borxh njerëzve që njihte.

Sipas banorëve të lagjes, Bejo kishte degraduar dhe konfliktohet me këdo që i dilte para, edhe pa asnjë shkak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.