Kuçovë/Makina përplaset me kalin , bëhet për spital shoferi
Një aksident disi i çuditshëm ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Kuçovës, ku një automjet është përplasur jo me ndonjë automjet tjetër apo me ndonjë shtyllë a këmbësor, por me një kafshë.
Zyrtarisht mësohet se 60-vjeçari me inicialet V.B. ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Opel”, kur është përplasur me një kalë.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



