Kujdes me fëmijët, rrezikoni t’i bëni vetë të dhunshëm
Fëmijët që dënohen duke u dhënë një shpullë kanë më shumë gjasa të jenë abuzues ndaj partnerëve në jetën e tyre, thotë një studim i ri.
Studimi zbuloi se të lëndosh fëmijën e çon drejt një sjelljeje më agresive, dhe shumë të rritur që janë të dhunshëm në marrëdhënien e tyre e kanë vuajtur dhunën në fëmijëri.
Studimi i universitetit të Teksasit tregon se trendi për tu bërë të dhunshëm kur të rriten i dedikohet gjinisë, moshës, edukimit prindëror, etnisë dhe abuzimeve në fëmijëri.
Studiuesit kontrolluan këta faktorë në analizën e tyre dhe kuptuan se ato nuk kanë ndonjë diferencë.
Të godasësh fëmijën në formë ndëshkimi është jashtë ligjit në disa vende të botës si Francë, Skoci e Suedi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


