E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kujdes me koncesionet”, paralajmëron Guvernatori i Bankës së Shqipërisë
Lajme

“Kujdes me koncesionet”, paralajmëron Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

Zgjerimi i bashkëpunimeve mes qeverisë dhe privatit është kthyer në një temë shumë të diskutuar ne mediumet e kritikëve, pasi interesi që duhet të paguhet ndër vite arrin në norma shumë të larta.

Këtë herë është shprehur Banka e Shqipërisë, e cila sugjeron që projektet e Partneritetit Publik Privat të studiohen më mirë.

Guvernatori i Bankës Qëndrore, Gent Sejko tha rreth PPP-ve:

Këtu ka një riks të caktuar pasi këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me investime strukturore, në infrastrukturë, në rrugët të cilat askush nuk është sigurt nëse projekti do të ketë strukturimin dhe investimin e përcaktuar në fillim, shpesh herë projektet infrastrukturore kanë nevoja shtesë gjatë rrugës, kjo pastaj e komplikon projektin prandaj duhet bërë një projekt sa më i studiuar. Pikërisht për këtë arsye ne kemi thënë dhe sugjeruar qeverisë shqiptare që të rriten kapacitetet teknike dhe financiarë ne analizimin në përgatitjen e këtyre projekteve.”

Sejko u shpreh se duhet që kontabilizimi financiar i këtyre projekteve duhet të jetë në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

Sejko tha për Top Channel:

Të ketë një kontabilizim sipas standardeve ndërkombëtare që të mos ndikojë, ose ta njohim vlerën, efektin e PPP në nivelin e borxhit në mënyrë realiste, pra ne të dimë sipas standardeve ndërkombëtare se sa këto pagesa për PPP do të ndikonin në nivelin e borxhit në mënyrë që të respektojmë pikërisht pikën e tretë që ju thatë nivelin e tavaneve, pra ka një kufi ka një limit, pikërisht që ky limit 5% e të ardhurave është vënë për këtë arsye për këtë qëllim që mos të kemi ndikim negativ në nivelin e borxhi.”

Fatura e 5 koncesioneve të mëdha në infrastrukturën rrugore që janë miratuar qeveria deri me tani është mbi 1.2 miliardë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Ndërkohë këtyre projekteve pritet t’i shtohet dhe koncesioni për rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës. Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion një shifër prej 380 milionë eurosh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.