E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujdes me parfumet, mund ta pësoni shumë rëndë
Lajme

Kujdes me parfumet, mund ta pësoni shumë rëndë

Mjekja Matina Çobo ka dhënë një paralajmërim të rëndësishëm në lidhje me përdorimin e parfumeve dhe ndikimin e tyre në shëndet, teksa ishte e ftuar në emisionin “Vila 24”.

Sipas saj, hedhja e parfumit në zonën e gushës, një zakon i zakonshëm për shumë persona, mund të jetë e dëmshme për ata që vuajnë nga probleme hormonale, me tiroiden apo sëmundje autoimune.

“Një nga zakonet tona është të hedhim parfum në zonën e gushës, por për njerëzit që kanë probleme hormonale, me tiroiden apo probleme autoimune, kjo zonë duhet shmangur. Veçanërisht tiroidja ka aftësinë të përthithë metalet e rënda më shumë, ndaj është më mirë ta evitojmë këtë pjesë, pasi edhe parfumet përmbajnë përbërës kimikë dhe sintetikë, të prodhuar në mënyrë industriale,” – tha mjekja Çobo.

Ajo theksoi se aromat nuk janë të ndaluara, por duhen përdorur me kujdes, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me lëkurën në zona të ndjeshme, veçanërisht aty ku ndodhen gjëndra hormonale si tiroidja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.