E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujdestarja dhunon fëmijën tek “Zyber Hallulli”
Publik News

Kujdestarja dhunon fëmijën tek “Zyber Hallulli”

Emisioni BOOM ka publikuar sot një video tronditëse.

Bëhet fjalë për një vogëlush, i cili qan në mes të rrugës dhe pretendon se është rrahur nga kujdestarja.

Fëmija vjen nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe thotë se është dhunuar.

Je jashtë se të ka rrahur zysha?

Fëmija: Po

Ku të ka rrahuar? A ju rrahin çdo ditë?

Fëmija: Vetëm sot më rrahu

Pamjet kanë mbërritur në redaksinë e emisionit BOOM nga një qytetare, e cila thotë se fëmija ishte dhunuar nga kujdestarja. Sipas saj vogëlueshi i ka përmendur edhe emrin.

Nëse rasti verifikohet institucioni duhet të mbajë përgjegjësi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.