Kujt do i jepen 6 milionë euro për inceneratorin inekzistent nga Bashkia e Tiranës?
6 milionë euro ose e thënë ndryshe 600 milionë lekë është pagesa e radhës së Bashkisë së Tiranës për inceneratorin inekzistent të Tiranës, i cili është vënë nën sekuestro nga SPAK.
Këtë gjë e ka denoncuar mbrëmjen e sotme mjeku dhe këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.
Ai shtroi pyetjen se kujt do t’i jepet pagesa prej 6 milionë eurosh, tashmë që inceneratori është sekuestruar.
“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 milionë euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord.
Kujt iu paguan 6 milionë euro, kur incenerim nuk kryhet? Përse vazhdohen pagesat kur inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK?”, deklaroi Alimehmeti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



