E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës/ Ishte me arrest shtëpie kapet duke  udhëtuar me automjet 19-vjeçari
Lajme

Kukës/ Ishte me arrest shtëpie kapet duke udhëtuar me automjet 19-vjeçari

Kukes-2

I riu Gerald Metallari u kap duke udhëtuar me automjet dhe brenda makinës u gjet kanabis dhe një shkop bejsbolli.

Ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 2 pasagjerët që ishin në automjetin që drejtonte i arrestuari.

Ndaj 19-vjeçarit ishte caktuar masa “Arrest në shtëpi”,  nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, të kryera në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Kukes-1

Njoftimi i policisë: 

U kap teksa lëvizte me automjet, me cannabis dhe me shkop bejsbolli në të, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” (të caktuar nga GJKKO-ja), vihet në pranga 19-vjeçari.

Procedohen në gjendje të lirë 2 pasagjerët që ishin në automjetin që drejtonte i arrestuari.

Në kuadër të patrullimeve 24/7, të mbështetura nga inteligjenca policore, në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë ndaluar për kontrolle, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Gerald Metallari dhe ku ishin pasagjerë shtetasit S. C. dhe F. Sh.

Si rezultat i kontrolleve në këtë automjet, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop bejsbolli, që u sekuestruan nga Policia, si provë materiale.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi Gerald Metallari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, të kryera në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Gerald Metallari, 19 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. C., 19 vjeç dhe F. SH., 18 vjeç, të tre banues në Kukës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.