E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës/Merr flakë vend-grumbullimi i mbetjeve urbane
Lajme

Kukës/Merr flakë vend-grumbullimi i mbetjeve urbane

Bie zjarr në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës/tymi mbulon zonat e banuara/dy mjete zjarrëfikse në luftë me flakët.

Gazetari i Syri tv njofton se mëngjesin e sotëm është shfaqur një vatër e madhe zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh, vatra ka çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër. Ndërsa dy mjete të shërbimit të zjarrëfikses së qytetit të Kukësit po luftonin për shuarjen e zjarrit, smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit.

Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët. Ajo është e pozicionuar në krahun perëndimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.

Bashkia Kukës vitet e fundit po vuan nga mbetjet urbane pasi vend-grumbullimi i Kolshit është i vetmi vend për mbetjet urbane si dhe është i tej mbushur.

Prej vitesh është kërkuar ndërtimi i një impianti të përpunimit të mbetjeve në fshatin Përbreg për të zgjidhur këtë problem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.