Kukës/Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.
Një automjet tip “Range Rover” ka shtypur një këmbësor rreth 65-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Kukësit.
Sipas dëshmitarëve, fillimisht mjeti tip “Range” po udhëtonte me shpejtësi dhe është përplasur me një automjet tip “Golf” të parkuar e më pas këmbësorin.
Policia nuk ka dhënë ende një informacion zyrtar për ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



