Plagosi kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, vetëdorëzohet autori
Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici autori i dyshuar i plagosjes së plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit.
Policia bën me dije se Sebastian Muçmata është vetëdorëzuar vetë në polici.
Halilaj është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, i cili pas një konflikti është plagosur nga Sebastian Muçmata, i cili është vëllai i Zenel Muçmatës, me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.
“Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Ngjarjet e fundit në Kukës po tregojnë një panoramë shqetësuese të degradimit të pushtetit lokal dhe konfliktit të brendshëm që po përshkallëzohet. Vetëm pak muaj pas skandalit të bujshëm që rrëzoi ish-kryetarin e Bashkisë, Safet Gjici, qyteti verior u përball me një tjetër incident të rëndë, këtë herë me armë.
Pak kohë më parë, qyteti u trondit nga skandali i turpshëm që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i cili u arrestua pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej në një akt seksual në zyrën e tij. Ky skandal jo vetëm që shkatërroi karrierën e tij politike, por ekspozoi edhe nivelin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin në Bashkinë Kukës.
Arrestimi i Gjicit solli një boshllëk në pushtetin lokal dhe nxori në pah një luftë të brendshme për influencë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



