E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUKËS/ Qëlluan policinë me armë, gjykata  jep masën për algjerianët e sirianët
Lajme

KUKËS/ Qëlluan policinë me armë, gjykata jep masën për algjerianët e sirianët

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e ‘arrestit me burg me afat 3 mujor’ për 6 emigrantët sirianë, algjerianë e marokenë, të cilët pak ditë më parë u arrestuan ne kufirin e gjelbër në Morinë, një ngjarje kjo që u shoqëruar dhe me shkëmbim zjarri mes këtij grupi dhe policisë.

Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e së enjtes në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku u shënua një përplasje e armatosur mes  grupit të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe policisë.

Nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar, ndërsa një person arriti që të arratisej. Sipas avokates mbrojtëse e caktuar nga shteti Aurora Guska,të arrestuarit kanë dashur vetëm të kalojnë kufirin e gjelbër për në vendet e BE, dhe se trafikantët e klandestinëve që qëlluan ndaj bluve, janë 3 persona të tjerë, gjithashtu të huaj.

3 prej emigrantëve të huaj kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri që donin të ktheheshin në Greqi ndërsa 3 të tjerë janë përsëritës në tentativën e tyre për të kaluar kufirin.

2 të dënuar në Kosovë, me 14 muaj, kishin mësuar dhe shqip. I treti i është refuzuar azili në Kosovë.

Sakaq ndaj personave të prangosur janë ngritur akuzat ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane

Muhaned Nasir, 25 vjeç, me shtetësi siriane

Nagid Alabdahah, 20 vjeç, me shtetësi siriane

Muhamed Shehab, 21 vjeç, me shtetësi siriane

Mohamed Radaëin, 20 vjeç, me shtetësi siriane

Rabii Lqadi, 40 vjeç, me shtetësi siriane

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.