E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUKËS/ Ura e lartë 56 metra dhe   mbi 5 mijë ton peshë do të jetë gati….
Lajme

KUKËS/ Ura e lartë 56 metra dhe mbi 5 mijë ton peshë do të jetë gati….

Ne Kukës po shkohet drejt finalizimit të një nga operacioneve më delikate, atë të lëvizjes së Urës se madhe metalike nëpërmjet lundrimit në Liqenin e Fierzës nga sheshi i montimit drejt pozicionit final mbi pila.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo. Ura është strukture hark me celik Corten dhe ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 ton.

Kalimi i urës nga bregu lindor i liqenit në bregun perëndimor po kryhet përmes dy vaskave lundruese betonarme dhe me ndihmën e pistonave me kavo tërheqëse.

Ura është investim prej 50 milionë eurosh dhe do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit. Ura e Madhe do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.