E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukësi proteston sot në 11:00 për lirimin e 11 protestuesve
Lajme

Kukësi proteston sot në 11:00 për lirimin e 11 protestuesve

Protesta e thirrur dhe organizuar nga këshilli bashkiak i Kukësit, do të mbahet para Gjykatës së këtij qyteti në orën 11:00.

“Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarëpopullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës.Ju ftojmë të merrni pjesë”.

Të premten në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve.  Ndërkohë Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.