E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kukësi TV’, i thur lavde liderit: Rama po merret shembull nga bota për koronavirusin
Publik News

‘Kukësi TV’, i thur lavde liderit: Rama po merret shembull nga bota për koronavirusin

Një kronikë e televizionit të Kukësit për masat e marra nga qeveria për koronavirusin, ka shkaktuar reagime dhe gallatë në rrjetet sociale.

Janë pikërisht gjuha dhe “lavdet” që ky televizion i bën kryeministrit Rama dhe masave që ai ka marrë për koronavirusin, që sipas KukësTv, e kanë bërë atë një “lider ndërkombëtar” dhe për t’u marrë shembull nga gjithë bota.

Kronika e përgatitur nga ky televizion nuk respekton në asnjë moment parimin e objektivitetit të lajmit dhe etikën, duke kaluar përtej informimit, në propagandë të pastër për “punën e shkëlqyer të qeverisë”, sipas KukësTv.

Madje, në kronikë “armiqtë” e qeverisë quhen si “smirëgjinjë që qirren në mjehane e të rënë nga fiku”. Pra, kjo kronikë jo vetëm që është jashtë çdo parimi profesional dhe nuk duhet të transmetohet, por nuk respektohet as gjuha standarde shqipe.

Mesa duket, qytetarët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë hak të tallen me këtë kronikë dhe ta shpërndajnë me humor në rrjetet sociale.

Për më tepër ndiqni kronikën e plotë të KukësTv:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.