E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuksianët të vendosur: Nuk do të paguajmë asnjë 10 lekësh
Publik News

Kuksianët të vendosur: Nuk do të paguajmë asnjë 10 lekësh

Banorët e Kukësit nuk ndalen. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë me protesta rikthimin e tarifës 100 lekë për kalimin në Rrugën e Kombit, që pritet të aplikohet në shtator. Ata thonë se do të ngrihen sërish edhe në rast se tarifa do të ishte 10 lekë, pasi flasin për pamundësi ekonomike për të paguar tarifën.

“Qoftë edhe një 10 lekësh i vjetër, unë jam i bindur se përsëri do të dalim atje, i gjithë populli”.

Tarifa dhe koha e nisjes së aplikimit nuk janë zyrtarizuar ende nga qeveria, por  burimet thanë se ajo është dakordësuar dhe do të jetë e vlefshme për banorët e Kukësit dhe  për 11 linja të transportit publik.

Në qëndrime ende individuale, banorët e Kukësit thonë se do ti rikthehen protestave në rast të aplikimit të tarifës së lëvizjes në Rrugën e Kombit.

“Nëse vihet prapë ne prapë do të ngrihemi sikur jemi ngritur. Jemi gjithmonë në konflikt me shtetin pasi nuk mundemi ta paguajmë, jo se nuk i duam ne taksat.

Pamundësia ekonomike për të paguar është arsyeja e parë që japin kuksianët për kundërshtimin e pagesës për Rrugën e Kombit. Ndaj banorët e Kukësit ruajnë qëndrimin se për ta tarifa duhet të jetë zero”, shprehet një banor.

“Edhe ky 2 mijë lekësh është shumë sepse ne kemi farefisin të gjithë këtu. Me një pension 100 mijë lekësh çfarë takse? Zero, zero|, shtojnë banorë të tjerë.

Por ndërsa për zyrtarizimin e tarifës së re dhe paketës lehtësuese për banorët e qarkut të Kukësit do të pritet shtatori, bashkë me qytetarët e Kukësit, kundër tarifës është pozicionuar edhe opozita.

Pak ditë më parë nga Kukësi, dy deputetë të Partisë Demokratike paralajmëruan se do të përdoret çdo formë demokratike për ta ndaluar.

Ndërkohë, në Rrugën e Kombit, në pikat e pagesës vijon rehabilitimi i dëmeve të protestës së 31 marsit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.