Kulla në selinë e PD-sê? Vjen sqarimi
Projekti i ndertimit te kullave tek selia e Partise Demokratike nuk është i vërtetë. Pyetjes së gazetarit tonë për projektin që po qarkullon në media, burime pranë PD e hodhēn poshtë dhe sqaruan se PD do të sqarojë publikisht rreth ketij lajmi që qarkullon sot në media.
Sipas informacioneve toka pranē selise eshte e Toptaneve.
Projekti i paraqitur, perfshin dhe tojën e BKT. Para disa muajsh, BKT e braktisi seline e saj me preteksin se ishte demtuar nga termeti dhe u zhvendos perballe TEG tek nje godine qe e ka ndertuar Fusha. Sebepi i termetit ishte i stisur per te liruar vendin e ish selise se BKT, me qellim qe aty te ndertohej kulle ne ortakeri mes Fushes dhe BKT.

Selia blu është bërë serish objekt debati mes Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas akuzave të Berishës se në truallin e PD-së do të ndërtohen kulla dhe hotele, erdhi dhe kundërpërgjigja e opozitës, e cila mohoi akuzat.
Partia Demokratike iu përgjigj pretendimit të Berishës, duke e konsideruar mashtrim dhe gënjeshtrën radhës pasi selia blu është pronë publike. PD shkruan se ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapësira e pastrimit të parave të ortakeve të tij. Por pas kësaj deklarate, Berisha është kundërpërgjigjur.
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.
Në postimin e tij, Berisha shkruan se kjo është një mënyrë për të pastruar paratë. Kjo solli reagimin e PD-së e cila e mohon në mënyrë kategorike këtë informacion.
Pse dhe si gënjyen?!
Linku që ka postuar Akil Kraja si burim të dërgon në një faqe online arkitekture dhe dizjanimi e cila hedh në të gjithçka që gjen për arkitekturën online.
Në linkun e postuar nga Kraja rezulton që projektuesi i ndërtesës së supozur në selinë aktuale të PD është një kompani e quajtur Ground 11 https://ëëë.ground11.com
Kompania është e themeluar nga një indian dhe në faqe e saj janë ekspozuar disa ndërtesa të ndryshme në vende si India, Etiopia, Nigeri dhe kështu me radhë.
Qartazi këto ndërtesa nuk ekzistojnë dhe janë sajesa interesante të arkitektit apo dikujt që ka lidhje me arkitekturën.
Fjala vjen RAS Hotel në Addis Abeba nuk është ai i paraqituri në foton në fjalë por një karakatinë në Addis Abeba.
Në Lagos kompania pretendon të ketë ndërtuar një Night Club që nuk ekziston sikundër nuk ekziston thuajse asnjë godinë.
Vetë Partia Demokratike i hodhi poshtë pretendimet se në selinë e PD-së do të ndërtohet ndonjë kompleks kullash. PD tha se kjo në fakt, është një gënjeshtër e Sali Berishës.
“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës. Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, thuhet në reagimin e PD./ Marrë nga Gazeta Tema
PROJEKTI PER NDERTIMIN E KULLAVE (KLIKONI KETU)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



