E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kullat përbindëshe në  kryeqytet/ Këlliçi-Veliajt: Je thjesht kandidat për burg
Lajme

Kullat përbindëshe në kryeqytet/ Këlliçi-Veliajt: Je thjesht kandidat për burg

Po i nxjerr fundin Tiranës!

Deputeti i PD dhe njëherazi kandidat në primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun Erjon Veliaj se po i nxjerr fundin qytetit pasi po shton kullat pa formë, pa plan urbanistik dhe pa rregull.

‘Ti mund ta quash veten edhe pastrues por pastrimi i parave të pista nuk është punë. Është vepër penale. Je thjesht kandidat për burg!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kandidati për burg!

Kullë tek ish Vila Ferdinand në Bllok, kullë te Kinema Milenium, kullë buzë Lanës tek ish BKT, kullë tek Rruga e Kavajës, kulla që shtohen në një kryeqytet pa formë, pa plan urbanistik, pa rregull.

Erion Veliaj po i nxjerr fundin Tiranës. 6 muaj i kanë mbetur për ti marë shpirtin qytetit.

Si do të mbahesh mend, Erion?

Ti mund ta quash veten edhe pastrues por pastrimi i parave të pista nuk është punë. Është vepër penale.

Je thjesht kandidat për burg! 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.