E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kulmi i PAPËRGJEGJSHMËRISË!
Publik News

Kulmi i PAPËRGJEGJSHMËRISË!

Në kulmin e inkubacionit të virusit PS thirri një kongres partie ku shau e pështyu Presidentin. Ky i fundit thirri një miting në shesh për të sharë kongresin që e shau i pari!!!

Ishte kulmi i inkubacionit të virusit. Por askush nuk e tha!!!

Askush nuk informoi publikun që virusi ishte prezent dhe se duhet të ruhemi. E pranuan tani vonë që paska patur pacientë me COVID që në shkurt.

10 ditë më vonë mitingut të 2 marsit i thanë njerëzve të lajnë duart.

Kulmi i PAPËRGJEGJSHMËRISË!

Pastaj filluan teatrot e shpifura që “kujdesit” që pushteti e politika ka për popullin. Kuptohet duke i përmendur këtij të fundit atë të “xhehnetit”, dmth dajakun.

Vetëm detyrën për të informuar mbi gjendjen e përhapjes së virusit nuk e bënë. Përkundrazi e FSHEHËN!

Fshehësit e këtij informacioni kanë konsumuar krimin e infektimit masiv të popullsisë. Atë krimin që e vunë te Kodi Penal për njerëzit e kanë kryer vetë. Në rrethana rënduese madje.

Shqiptarët u infektuan, shëruan e ndërruan jetë si gjithë popujt e tjerë. Nëse nuk patëm vdjekje aq të mëdha kjo qartësisht nuk është meritë e qeverisë, e cila NUK KONTROLLOI DOT PANDEMINË, por E LEJOI TË PËRHAPET!

Qeveria, Presidenti, institucionet publike, ato të shëndetit publik në veçanti dhe për aq sa i takon edhe opozita ta kërkojnë përgjegjësinë tek vetja, jo tek njerëzit.

Këta të fundit duan të jetojnë duke punuar, duke lëvizur e jo duke ndjenjur. Në kanë mundësi ti ndihmojnë të lëvizin mirë, në të kundërt të mos u bien në qafë të paktën sepse u treguan qytetari të lartë.

Sot në 10 ditëshin e fundit të prillit nuk mund të jemi më aq të rrezikuar sa ç’ishim në janar-shkurt nga mosinformimi.

Kujdes duhet akoma, por “kujdes” politik jo!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.