E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kumria bën ‘gol’ edhe në ‘Exchange’, grabit 5 mijë euro dhe largohet
Lajme

Kumria bën ‘gol’ edhe në ‘Exchange’, grabit 5 mijë euro dhe largohet

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në qytetin e Vlorës, ku pronari i një pike këmbimi valutor ka kallëzuar në polici zhdukjen e një shume prej rreth 5 mijë eurosh, duke akuzuar një punonjëse të re si autore të dyshuar.

Sipas të dhënave të bëra publike, gruaja e identifikuar si Kumrie Zika ishte punësuar vetëm një ditë më parë në këtë biznes. Pronari pretendon se gjatë orarit të punës, ajo ka marrë shumën e parave nga arka dhe është larguar pa lënë gjurmë.

Pas incidentit, punonjësja nuk ka kontaktuar më me biznesin dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për veprimin e saj. Kjo ka detyruar pronarin të paraqesë një kallëzim zyrtar në Policinë e Vlorës, e cila ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Burime për mediat bëjnë me dije se momenti i dyshuar i marrjes së parave ka ndodhur gjatë një ndërprerjeje shumë të shkurtër, kur punonjësi tjetër nuk ka qenë pranë saj. Dyshohet se ajo ka përfituar nga kjo situatë për të marrë paratë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga zona.

Sipas informacioneve paraprake, kjo nuk është hera e parë që e njëjta shtetase përfshihet në raste të ngjashme. Raportohet se ajo ka ndjekur të njëjtën skemë edhe më herët në disa biznese të tjera, kryesisht në sektorin e transfertave dhe këmbimit valutor, ku shumat e përfituara kanë qenë më të vogla.

Rasti më i fundit para këtij incidenti është shënuar në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”, ku dyshohet se është përdorur e njëjta mënyrë veprimi.

Ndërkohë, pronari i biznesit i ka bërë thirrje publike punonjëses që të rikthejë shumën e marrë, me qëllim shmangien e pasojave ligjore që mund të rëndojnë më tej situatën.

Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.