E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kunati e qëlloi me thikë avokatin nga Tirana
Publik News

Kunati e qëlloi me thikë avokatin nga Tirana

Avokati i njohur Alban Bengasi ka mbetur i plagosur nga kunati i tij, vëllai i bashkëshortes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, pranë stadiumit Dinamo, në rrugën “Emin Duraku”.

avokati

Kunati i avokatit, Roland Ruçi e ka goditur me thikë gjatë një konflikti. Autori është arrestuar nga policia pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh.

Motivi i ngjarjes nuk dihet ende, por gjendja e avokatit është e stabilizuar në spital, pavarësisht goditjeve me thikë që ka marrë nga kunati.

Alban Bengasi ka qenë avokat i dy shtetasve turq që u arrestuan në Tiranë, Ervin Matës, e të tjerë të pandehurve në çështje të bujshme të ndodhura së fundmi.

Policia e Tiranës në njoftimin e saj për mediat sot bëri me dije se:

Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.