Kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK
Enis Hoxha, ish-zyrtar i lartë i Hipotekës, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK. Ai u pa teksa largohej nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pa dhënë deklarata për mediat.
Hoxha njihet edhe si kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili aktualisht ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar arrestimin e Ahmetajt, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë në disa dosje të rëndësishme.
Ish-numri dy i qeverisë po hetohet për disa çështje penale, përfshirë aferën e inceneratorëve dhe procedurat e privatizimit të fabrikës së miellit. SPAK e ka marrë Ahmetajn të pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke dyshuar se veprimet e tij i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik që përllogaritet në rreth 7 miliardë lekë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



