Sipas tij të gjithë këtë e ka bërë prokurori Asllan Bajrami, duke e cilësuar si fasadë, për prishje imazhi.
‘E gjithë kjo që ka bërë prokurori Asllan Bajrami është një fasadë për t’i prishur imazhin si Henri Cilit si dhe familjes time. Operacion i pakuptim dhe dalin e bëjnë show me emrin e Henri Cilit. Henrin e njohin të gjithë, gjithë Shqipëria. Kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë përmendur në çdo gjë të kotë. Nuk ka asnjë përgjim të paligjshëm mes meje e Çilit,’ tha kunati i Hrnri Çilit për Report Tv.
Ai gjithashtu ka shtuar se kjo është dhe çështje politike.
‘Ndoshta çdo gjë është politike, se politika kështu e ka, rri e rri e bën lojëra të tilla. Henri dhe vetë i ka pranuar përgjimet në gjyq, i kam biseduar me vëllain e partneres sime ka thënë, pra me mua. Dhe përgjimet janë se kam studio ligjore për në shërbim të çështjeve. Henrin Cilin e njohin gjithë Shqipëria që është njeri letrat, botues, dhe nuk ka lidhje me këto gjëra.
Kujtojmë se Henri Cili, botuesi dhe pronari I UET, u akuzua nga prokuroria e Gjirokastrës për ndërhyrjen te funksionarët e lartë publikë për lirimin nga burgu të dy vëllezërve Aliko, akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha, gjatë ndërhyrjes së policisë së shtetit në Lazarat.
Ndërsa, ditën e djeshem Gjykata e Përmetit dha masën e sigurisë për botuesin Henri Çili “detyrim paraqitje”.



