E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 33-vjeçari në Ballsh
Lajme

Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 33-vjeçari në Ballsh

Policia ka arrestuar sot shtetasin me iniciale D.Z., 33-vjeç, pasi mësohet se ka kundërshtoi punonjësit e policisë për të mos i vendosur masë administrative vëllait të tij. Ky i fundit mësohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia:

Kundërshtoi dhe pengoi punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme për të mos i vendosur masë administrative vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 33 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shkelje të sinjalistikës rrugore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.