KUNDËRSHTUAN NDËRTIMIN E SHKOLLËS SË RE, TËRHIQET NGA PENGIMI UNIVERSITETI BUJQËSOR
Universiteti Bujqësor i Tiranës është tërhequr nga pengimi për ndërtimin e shkollës ‘Nënë Tereza’ në Kodër Kamëz.
Shkolla e re do të ndërtohet sipas planit të Bashkisë.
Disa ditë më parë pedagogët dhe studentët e Universitetit të UBT-së u ngritën në protestë kundër ndërtimit të shkollës 9-vjeçare në këtë korpus universitar.
Ndërkohë banorët e zonës ishin në mbështetje të ndërtimit të shkollës së re. Qytetarët u futën në ambientet e universitetit dhe u shprehën se mbështesin kryebashkiakun Erion Veliaj. Ata kërkuan që shkolla 9-vjeçare të ndërtohet pasi sipas tyre është e nevojshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



