E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kunetërit në gjyq  për  një furgon: Më gënjeve, më kthe paratë
Lajme

Kunetërit në gjyq për një furgon: Më gënjeve, më kthe paratë

Dritani dhe Feredini janë dy kunetër që në studion e “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan i ka sjellë çështja e një furgoni. Feredini i ka kërkuar Dritanit të blejë një furgon me taksa të paguara deri në vitin 2024, me premtimin se do të kishte një punë të rregullt në kompaninë e tij të transportit.

Feredini ka shkuar së bashku me operatorin e mëparshëm te një noter në Librazhd për të kryer blerjen e furgonit prej tij, por problem është bërë fakti që ky mjet nuk është në punë.

Eni Çobani: Flasim për linjën e transportit Qukës-Prrenjas që është rrethqytetëse se mesa di unë, janë shumë afër. Tani ti do bëheshe operator i kësaj rruge?

Feredin: Po, e la Samiu dhe e marr unë.

Eni Çobani: Tani, me Samiun, ke shkuar te Kujtimi në Librazhd dhe është bërë shitja e furgonit. Me të drejtë, Kujtimi të ka thënë, zotëri linjën që i keni thënë këtij, se tani ti duhet të pranosh ca gjëra. Linja nuk shitet, linja është e bashkisë, pra ai e ka ndërprerë funksionin si operator, bashkia ka vendosur që meqenëse iku ky operator, do hapë një konkurs. Tani ti je futur në këtë konkurs, me kompaninë tënde?

Feredin: Po, me kompaninë time Geri Kampula SH.P.K.

Eni Çobani: Ke 4 furgona?

Feredin: Po, 4 furgona me gjithë të Dritanit.

Eni Çobani: 4 furgona për 4 shoferë. Sa udhëtarë merr ti, Qukës-Prrenjas, sa rrugë bën? Dua thjesht, sa lekë do fitojë ky?

Feredin: 6 orare ka ajo linjë.

Eni Çobani: Sa do t’i jepje këtij zotërisë ti se thotë që e kam bukën e kalamajve, të nipit dhe mbesës tënde?

Feredin: Në bazë të xhiros që do bënim, do merrte dhe ky hesapin e vet, por nuk është problemi te lekët. Unë nuk e kam marrë si linjë, nuk e kam fituar, nuk ma ka dhënë bashkia.

Nga ana tjetër, Dritani kërkon një zgjidhje për të ardhurat në familjen e tij.

Dritan: Të lutem, dua të më shpjegosh ku është arsyeja që nuk punon?

Feredin: Po, pra, është bashkia, atë duhet të sillje këtu ti, jo mua ore vëlla.

Dritan: Nuk e njoh fare more. Pse nuk më the “licensat merren në këtë mënyrë?” Pse më gënjeve?

Feredin: S’të kam gënjyer fare.

Dritan: Po ku është pra? Do më kthesh shumën që kam blerë furgonin.Tv Klan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.