E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUPA E AMERIKËS/ Argjentina pret biletën për në gjysmëfinale (VIDEO)
Lajme

KUPA E AMERIKËS/ Argjentina pret biletën për në gjysmëfinale (VIDEO)

Mesi për pak sa nuk e djallos, por Martinez e shpëton!

Argjentina fitoi kundër Ekuadorit me penallti 4-2, pasi koha e rregullt mbaroi në barazim 1-1, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kupës së Amerikës.

Capture

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lisandro Martinez për argjentinasit, duke i dhënë avantazhin të tijve, rezultat që do të arrinin ta mbanin deri në minutën e dytë shtesë të lojës. Pikërisht në “frymën e fundit”, Ekuadori provoi shanset e fundit për të gjetur baraspeshën dhe e bëri, pasi Kevin Rodrigez shënoi për ta, duke e dërguar ndeshjen në penallti.

Ju rikujtojmë që formati i Kupës së Amerikës është i tillë, që nëse koha e rregullt mbaron barazim (përveç finales), kalohet direkt në penallti dhe nuk luhen 30 minutat shtesë.

Gjatë gjuajtjeve të penalltive, Lionel Mesi provoi të dhuronte “show” me një “panenka” por gaboi krejtësisht, duke goditur traversën. Megjithatë, gabimin e kapitenit e korrigjoi portieri Martinez, i cili arriti të pres 2 penallti të skuadrës së Ekuadorit, dhe kualifikoi Argjentinën e tij për në gjysmëfinale.

Tani Mesi & CO, do të njohin kundërshtarin e tyre në orët e para të mëngjesit të së nesërmes, ku do të përballen me fituesin e çiftit Venezuela-Kanada.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.