E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuptoje pak llumin ku jeton!
Lajme

Kuptoje pak llumin ku jeton!

Para disa ditësh një nga “kukullat” manikine të regjimit pervers të Tiranës, që sa hap gojën flet idiotësira, bashkë me një tufë tjetër drogaxhinjsh që iu bashkuan sektit politik më të pështirë në Planet, deklaruan se nuk kishin mundur të përballonin telefonatat e gazetarëve dhe të portaleve prej interesimit të tyre të madh, për angazhimin e tyre të ri politik tek Rilindja. Ky është sekti që i tërheq më shumë sepse janë të ngjashmit e tyre.

Janë këta që gruan e mbajnë me pare dhe dashnoren e lenë shtazëne. Janë këta që e vetmja gjë që bëjnë në jetën e tyre të bejnë fëmijë me burrat e martuar të grave të tjera. Ndërkohë një tjetër person publik drejtues partie kërcënohet për arsye politike nga i njejti sekt dhe e bën këtë publike, nuk reagon asnjë nga këta palacot shërbëtorë të mediave të regjimit. Une nuk jam askushi dhe as më pëlcet për të gjithë llumin e tyre, por si nuk mori njëri për shenjë, të thotë: Zotëri cfarë ka ndodhur me ju? Askush. Kjo tregon se janë bashkë i gjithë llumi globalist dhe vetëm aktrojnë perplasje e sherr.

A e kuptoni bordellon morale dhe llumin e madh ku jetojmë?
A e ndjeni se cfare krize morali e ka pushtuar shoqërinë tonë (politikë, ekonomi, media, religjion, financë, OJF, shoqeri civile, akademike, shkrimtarë)?
A e kuptoni se në këtë llum ku jetojmë të gjithë të mirët duhet të punojnë për të tharë kënetën?
A e kuptoni që ky vend eshtë shndërruar në një nevojtore të madhe ku askush prej nesh nuk e ka më luksin të rrijë? Nevojtorja është e bllokuar tashmë dhe ne duhet të përveshim mëngët, nuk duhet të kemi frikë nga ciflat.

Ky është sekreti i përplasjes më të madhe në Planet sot, që nis më 3 nëntor në SHBA. Ajo që e tha Stive Banon mbrëmë. I gjithë llumi materialist, liberal, globalist, ateist, marksist leninist dhe të gjitha fëlliqësirat globale të Planetit, të dirigjuara nga neomarksistët liberalë në të gjithë botën kanë një betejë për jetë a vdekje me vlerat, me jetën, me Zotin, me Kombin, me familjen, me dinjitetin njerëzor.
Askush të mos më shkruajë në privat Kreshnik, bëj kujdes, mbaj frena, tërhiqu pak, etj etj. Kjo është një betejë për jetë a vdekje, më krijesat më të pështira në Planet dhe ne jemi të vendosur për ta zhvilluar atë me dinjitet.
Disa bëjnë tifozin, disa na bashkohen e na japin dorën dhe të tjerët fërkojnë duart dhe thonë: Ishalla po e heqin qafe se na cau kaptinën duke shitur mend.

Kini parasysh të gjithë dicka:
Kjo nuk është betejë që e bëj për askënd, por është një betejë për të kënaqur Zotit tim, sepse Ai është i vetmi tek i Cili nuk humbet asgjë.
Kjo është vija ndarëse e historisë së njerëzimit.

Ti duhet të radhitesh o me llumin e zhulin o me driten. Dopjo loja dhe skuthllëku tregon se nuk je asgjë tjetër përvecse një kërmë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.