E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kur do flasim”, Rama-Bashës: Autobusin e këtij qershori e humbe, mos humb trenin e 2021
Politikë

“Kur do flasim”, Rama-Bashës: Autobusin e këtij qershori e humbe, mos humb trenin e 2021

Edi Rama ka reaguar pas protestës marshim të opozitës. Me një shënim në Twitter, duke iu drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, Rama thotë  marshimet me kapsolla janë xhiro bosh dhe që nuk të çojnë asgjëkundi.

Ndërsa më tej i ka bërë edhe njëherë thirrje Bashës për dialog, duke përsëritur frazën e përdorur gjatë protestës së studentëve “Kur do flasim?”.

Rama-21janari

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat!Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?”, shkruan Rama në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.