E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur do ta hapë SPAK-u kapakun e pusetës së inceneratorit të Tiranës?
Publik News

Kur do ta hapë SPAK-u kapakun e pusetës së inceneratorit të Tiranës?

Afera e inceneratorëve, e nisur në vitin 2014 është aferë më e madhe korruptive në këto 30 vite.

Skandali korruptiv nisi me një kontratë koncesionare 22 milionë euro në Elbasan, më pas shkon në Fier me një kontratë 28 milionë euro dhe më pas u shtua oreksi në Tiranë, me një kontratë fillestare 128 milionë euro.

Fillimisht këto investime u shitën me procedura si PPP, por rezultuan  investime që kanë marrë para nga buxheti i shtetit, vetëm pak muaj pasi u firmos kontrata.

SPAK ka zhvilluar hetime edhe ka mbyllur hetimet për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Në qeli është ish-ministri i Mjedisit në qeverinë “Rama 1”,  Lefter Koka, dhe ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako, si dhe disa punonjës të bizneseve të lidhur me inceneratorët.

Ajo që evidetohet se SPAK ka dalë me akuza të zbutura, duke eliminuar grupin e strukturuar kriminal.

Ndërkohë kanë mbetur pa u mbyllur ende hetimet për kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës.

Në arrest shtëpie është lënë administratorja e inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, ndërsa është në kërkim Giuseppe Ciaffaglione, administrator i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”.

Ariola Kodra

“Dyshohet se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Alqi Bllako. Shtetasit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, dyshohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

Giuseppe Ciaffaglione

Neni 245 i Kodit Penal, parashikon veprën penale të Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore “Premtimi, propozimi ose dhënia drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionareve te larte shtetërore ose të të zgjedhurve vendore, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me tyren a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Por, korrupsioni me inceneratorin e Tiranës, i cili nuk ekziston nuk mbyllet vetëm me Kodrën e Ciaffaglione, shkon edhe më tej.

Hapja e kapakut të pusetës së inceneratorit të Tiranës do të qelbë shumë më tepër se ç’kemi parë deri më tani

Janë një hiç këto historirë e deritanishme përballë asaj që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës.

Një investim 128 milionë euro, në 30 vite sipas kontratës koncesionare, ka marrë vetëm në tre apo katër vitet e para rreth 60 milionë dollarë.

Pra, 50% të investimit e ka përfituar vetëm në tre apo katër vite. Sipas të dhënave zyrtare 40 milionë dollarë janë dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe 20 milionë dollarë të tjera janë paguar nga subjektet e mëposhtme, nga disa qindra kompani.

Vlerat janë shumë më të mëdha, fitimi është shumë herë më i madh, ndoshta dy apo tre herë më shumë sesa deklarohen nga kompanitë e inceneratorëve, nga studimi i fizibilitetit dhe kontrata e nënshkruar me Qeverinë shqiptare.

Më poshtë lista e kompanive që kanë paguar 20 milionë dollarë për inceneratorët./CNA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.