Kur injoranca dhe llumi vjen në pushtet
Lidhur me shitblerjen e këshilltarëve dhe deputetëve.
Keto ditë verehet një dukuri masive ku keshilltarë vendore të LSI kalojnë te PS. Fakti që po ndodhin në të njëjtën kohë tregon se ka një fushatë të fuqishme blerjesh.
Ky është nje akt i ndyrë antidemokratik që cënon rëndë të drejtat e qytetarëve dhe shtrembëron vullnetin dhe voten e tyre. Personat e zgjedhur nga qytetarët u sherbejnë parave dhe pushtetit. Kuptohet se cila do jetë ardhmeria që do prodhojë ky proces. Mendoni në duart e kujt është e ardhmja e fëmijëve tanë.
Nga ana tjeter nuk mund të mos theksoj gjithashtu dhe pergjegjesinë qe mban LSI dhe partitë e tjera lidhur me këtë situatë.
Besoj se u kujtohen reagimet e mia përpara dhe pas listave për deputetë dhe keshilltarë, ku kërkoja jo thjesht militantë injorantë, po qytetarë të spikatur dhe me dinjitet. Po partitë zgjodhen në lista askushet, madje disa ishin dhe kriminelë. Dhe kur injoranca vjen në pushtet sillet kështu me pushtetin. Juve duhet të kërkoni falje publike që mandatuat llumin.
Dhe jo thjesht të shfaqeni si viktima të pushtetit.
Ky akt i peshtirë i nderrimit të kampit politik duhet të ndalohet me ligj. Urgjent!!!
Ftoj shoqerinë civile të reagojë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



