E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur kuptova që kisha bërë gabimin ishte vonë….
Lajme

Kur kuptova që kisha bërë gabimin ishte vonë….

“Kur kuptova që kisha bërë gabimin ishte vonë, prandaj mendohuni para se të kryeni një vepër penale”, këto janë fjalët e 16 vjecarit që vuan dënimin në ambientet e institutin e të Miturve në  Kavajë. Aldo rrëfen se vuajtja e një dënimi për një të mitur përvec privimit të lirisë, në moshë të hershme i rrënjos atij në karakter përjetime negative që do e ndjekin gjatë gjithë jetës së tij. mesazhi i tij është për të gjithë bashkoshatarët që të kujdesen për vetem që të rriten pranë gjirit të familjes, si alternativa më e mirë për tu bërë njeri i denjë i shoqërisë.

Me rastin e festave të fundvitit në ambientet e Institutit të Miturve në Kavajë, u zhvilluan altivitete sensibilizuese për minorenët që vuajnë dënimin për vepra të lehta penale, ku mori pjesë Ministrja e Drejtesisë Etilda Gjonaj. Ajo u shpreh se masa e fundit që duhet të zbatohet për minorenët është heqja e lirisë, ndaj Ministria e Drejtësisë po punon për lehtësimin e dënimit ndaj minorenëve.

Janë rreth 100 të mitur nga i gjithë vendi që vuajnë dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë. Ky institucion shërben si qendër  rehabilitimi, këshillimi dhe shkolle për të miturit. Në këtë institut, trajtohen minorenë të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale. Mosha e të miturve që vuajnë dënimin është nga 14-18 vjeç.( Elitjona Doko/Fax News)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.