E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur nuk e do emrin tënd…
Publik News

Kur nuk e do emrin tënd…

Duke filluar nga dje, 1 prill 2018, ka hyrë në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH prej 2,000,000 lekë për biznesin e vogël. Pra çdo biznes që qarkullon në vit mbi 2,000,000 lekë do paguajë TVSH.

Ndërkohë, pa u zbatuar ende kjo masë, me 45% është rritur numri i bizneseve të mbyllura në tre muajt e parë të vitit. Sipas sondazheve të Monitor, arsyeja: kriza që ka ndikuar rënien e fuqisë blerëse dhe rritja e kostove operative. Kjo e bën të pamundur për ta mbajtjen e biznesit.

Arsyeja e ministrisë së financave lidhet me evazionin, që sot e kësaj dite me çdo masë të ndërmarrë mbetet i lartë. E nëse kjo do të justifikonte edhe këtë ‘lak’ në fytin e coptuar të biznesit të vogël, disa pyetje logjike ia vlen të bëhen: sa është kontributi në të ardhurat në buxhet i biznesit të vogël, që përfitimet e aplikimit të TVSH-së për ta të tejkalojnë pasojat në dëmtimin e tyre prej kostove të shtuara?
E pabesueshme, por vetëm 2%.
Ndërkohë që numri i të vetpunësuarve arrin në 30% të totalit, 90% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë 1-4 punëtorë. Thënë ndryshe, të rëndosh ata që mezi mbahen, duke ia bërë të lehtë biznesit të madh që duhej të qe terreni ku të luftohej më së shumti evazioni. Edhe me logjikë përfitimi të konsiderueshëm nga lufta kundër evazionit. Por jo, pabarazia dhe lufta e paepur që po i bëhet të vetpunësuarit në këtë vend, po shton radhët e varfërisë.

Jam pro çdo mase që formalizon ekonominë, por kur këto masa shkatërrojnë një shtresë që mezi mbahet (që përbën shumicën numerike, që tatohet deri në marrje erzi), për të favorizuar atë grusht njerëzish që tashmë kanë në duar çdo pasuri të këtij vendi (që përbën pakicën numerike që livadhis në të ardhura e pashqetësuar nga masat shtrënguese) kam të drejtë të pyes pse qeveria quhet ende e majtë dhe socialiste?

Nuk di nëse ka ardhur koha të shpallen me emrin që kanë në të vërtetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.