E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur Rama ka të drejtë…
Publik News

Kur Rama ka të drejtë…

ARTUR ZHEJI zheji

Nuk ka shumë rëndësi që është e vonuar kjo rrugëzgjidhje e guximshme dhe është radikale në të njëjtën kohë.

Vendimi për të shembur ndërtimet abuzive, të cilat ishin mirëfilli vrasëset e mjaft shqiptarëve në tërmetin e 26 nëntorit 2019, është një vendim i drejtë, shpresojmë jo thjesht propagandistik dhe i monitorueshëm hallkë pas hallke dhe pa kursyer interesat e miqve të shumtë ndërtues të Kryeministrit.

Kur është tepër, është tepër! Ndoshta Rama e ka sot fuqinë të bërtasë në Kuvend për këtë gjë, por nuk e dimë nëse e ka fuqinë të veprojë në terren, për të shkatërruar abuzimet e miqve të miqve, që janë edhe zotërues të mëdhenj të pronave në bregdet.

Porse ai duhet të korrigjojë edhe tezat e tij të dikurshme mbi Tiranën, që e shpalli “një kryeqytet ambicioz, që do të zhvillohet në lartësi!…” Nëse e ka vetëdijen minimale që jemi një vend më sizmicitet të lartë dhe s’kemi dot mundësitë reale të ndërtojmë cilësisht si Japonia e më the e të thashë…

Duhet pra, një korrigjim i thellë dhe jo vetëm spektakli i hedhjes në erë të ndonjë godine, për të ushqyer mediat me skupin e radhës.

Lejet e tmerrshme, që janë dhënë rrotull Liqenit Artificial të Tiranës, janë lartësi marramendëse dhe me volume monstruoze dhe sjellin natyrshëm pas ndotje progresive të garantuar dhe ato kanë si shumëçka në këtë qytet, vulën e tij, krejtësisht të fajshme, moskokëçarëse dhe të papërgjegjshme.

Por ndoshta le ta shpresojmë këtë, që është ngritur këtë mëngjes, me mend të tjera, sepse lojës politike duket që i ka ardhur fundi dhe Kryeministri, gradualisht po na adopton të gjithëve, po birëson të gjithë politikanët shqiptarë, të gjithë sipërmarrësit dhe pse jo, edhe popullin, përtej së djathtës dhe së majtës…

Le të prishen pra, ca shtëpi abuzive dhe ca kate pa leje, më mirë sesa të legalizohen me porosi dhe me zarfet që shkojnë e vijnë.

Me këto tërmete dhe me këto viruse që po sulmojnë gjithë planetin, duket se ka ardhur veza në vërrë për të dalë, apo për të plasur.

Hajde le ta shohim këtë vezë të vitit të ri që sapo erdhi!

360grade.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.