E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur servilizmi zë vendin e dinjitetit shtetëror
OP-ED

Kur servilizmi zë vendin e dinjitetit shtetëror

Iva  Grillo

Dëgjova sot Ministrin e Jashtëm teksa thurte ditirambe për “mençurinë dhe largpamësinë” e shefit të tij…

Një Ministër i Jashtëm, i cili jo vetëm që ka plot punë për të bërë, por ka edhe “komoditetin” që i jep ky post për të mos u marrë me çikërrima, vendos pikërisht të bëjë të kundërtën: me një ngazëllim prej pionieri, ku fjala mezi i lë radhë fjalës, i thur lavde eprorit të vet publikisht.

Është e trishtueshme të shohësh sjelljen publike të ekipit që kryeqeveritari mbledh rreth vetes: pavarësisht karrierave, kredencialeve profesionale apo imazhit që projektojnë në publik, vazhdojnë të mbeten nëpunës provincialë të një shteti dallkauk. Shumica çalojnë pikërisht te respekti që duhet të kenë për veten dhe postin që mbajnë, gjithnjë në garë për të lustruar egon e shefit të tyre, gjithnjë në nxitim për të këputur ca kopaçe.

Në fakt, nga viti 2020 e më tej, kur kapja e shtetit u bë më se e qartë dhe kasta “rilindase” tregoi botërisht fytyrën e vet, duhet të kesh ose një hall të madh, ose një fytyrë shollë që t’i bashkohesh ekipit të ngushtë të një uzurpatori pushtetesh dhe zhvatësi serial.

Secili, brenda vetes, e di mirë se cila është arsyeja.

Sigurisht, jeta dhe karrierat vazhdojnë, dhe askujt nuk i kërkohet të bëhet hero me zor; por mirë do të ishte që gjithkush t’ia kursente vetes të bërit qesharak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.