E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurbin/ Aksident tragjik, vdes fëmija 2 vjeç
Lajme

Kurbin/ Aksident tragjik, vdes fëmija 2 vjeç

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Mësohet se ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se i mituri ka humbur jetën pas përplasjes së dy makinave.

Informacion paraprak:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.