E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurbin, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim i ati
Lajme

Kurbin, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim i ati

Një 25-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi në banesë i janë gjetur sende me vlerë të vjedhura dhe armë zjarri.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Geri Rizvani (Lika), ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij, Zyhdi Lika.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper; Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura

Njoftimi i policisë

Kurbin/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet falë inteligjencës policore operacioni i koduar “Gold and Guns”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër).

Sekuestrohen armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit (babait të tij).

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në inteligjencën policore dhe pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër), operacionin policor të koduar “Gold and Guns”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Z. L., 48 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;

1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;

1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;

Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;

2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.