KURBIN/Zhduket 34-vjeçari
Një i ri nga Laçi është zhdukur prej katër ditësh ndërsa xhaxhai i tij i ka dërguar mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha.
34-vjeçari është denoncuar i humbur nga i ati në Komisariatin e Policisë së Kurbinit, ndërsa xhaxhai thotë se policia as nuk ka nisur hetimet për gjetjen e tij.
Mesazhi u publikua nga ish-kryeministri i cili denonconte rastin që policia nuk ka bërë asgjë për gjetjen e të riut.
Madje familjarët ngrinin dyshimet se i riu edhe mund të ishte vrarë.
Mirëpo policia e Kurbinit ka referuar dje ngjarjen në prokurori dhe thotë se Keisi Elion Hysa rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në vitin 2015 në Sarandë “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



