Kuriozitet/ Kjo shkollë ditën e parë e nis me këngë partizane?
Nuk ka ndodhur prej kohësh që dita e parë e shkollës të nisë duke dëgjuar këngë komuniste në oborrin e shkollës gjatë momenteve të grumbullimit të nxënësve.
Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, ai që ka denoncuar një fakt të tillë, me figurë dhe me zë.
Krahas videos së publikuar në Facebook, Alibeaj shkruan:
Pas 27 vitesh te renies se komunizmit ne Shqiperi, dita e pare e shkolles se femijeve fillon me kete kenge partizane”.
Shkolla që ka thyer traditën e përhershme dhe ka vendosur në sfond këngën “Lule Velo Partizani”, është “Misto Mame” në Kombinat, Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



