E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti intervistë për “El Pais”: Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën
Publik News

Kurti intervistë për “El Pais”: Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën

Albin Kurti ka kaluar më shumë se gjysmën e 47 viteve duke luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare. Ky ish-aktivist u zgjodh kryeministër me shumicë të madhe në vitin 2021”, kështu shkruan në artikullin e saj gazeta spanjolle ‘El Pais’, pas një interviste të dhënë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti gjatë kësaj interviste ka deklaruar se shteti spanjoll duhet ta njohë Kosovën , pasi kjo do ta ndihmonte Spanjën ta demonstronte se rastet nuk janë të njëjta, pasi Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë.

‘Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin ‘Princi i Asturias’: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme’, ka thënë Kurti.

Në pyetjen se a ekziston rreziku për konflikt të hapur mes Serbisë dhe Kosovës, ai tha se ‘ka tension të madh sepse Beogradi refuzon të pranojë krimet e bëra në luftën në Kosovë.

“Për shembull, për masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999, thonë se nuk ka ekzistuar. Ata e mohojnë krimin. Përveç kësaj, ata nuk e njohin pavarësinë tonë dhe kanë kryer 48 operacione rreth kufirit tonë: 28 janë ushtarake dhe 20 janë të xhandarmërisë’.”, ka thënë ai.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në Bruksel, ku ka pasur një takim tre-palësh me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell si edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.