Kurti: LVV do të formojë qeverinë e re
Kreu i LVV Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve.
Në fjalën e tij, Kurti tha se procesi zgjedhor ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim për qeverisjen e tij.
“Jemi të parët, ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re”, tha ai.
Kurti theksoi se do të vazhdojnë me punët e nisura, duke shtuar se qytetarët kanë treguar se janë kundër oligarkëve.
“Kemi pasur premtime absurde nga opozita, të cilat kanë krijuar një atmosferë irracionale”, u shpreh ai.
“Ata që kanë dalë të dytë dhe të tretë, dhe po të mblidhen bashkë nuk bëhen sa VV”, tha Kurti.
Zgjedhjet e fundit kanë shënuar një garë të fortë mes partive kryesore, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të shpallen së shpejti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



